Alexis Sanchez është futbollist i Marseillet.
Klubi francez e ka prezantuar sulmuesin kilian të mërkurën pasdite.
Sanchezi i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.
Ai do të bartë fanellën me numrin 70.
Ai te skuadra franceze kaloi si lojtar i lirë pasi ditë më parë prishin kontratën me Interin.
Edhe
Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë
Sanchezi ka përvojë të madhe në futbollin evropian, pasi ka luajtur te Barcelona në La Liga, në Premier League ishte pjesë e Arsenalit dhe Manchester Unitedit, kurse në Serie A luajti tek Udinese dhe së fundmi tek Interi.
33-vjeçari i ka të fituar 17 trofe.