Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashfordi mund t’i bashkohet Arsenali

Sulmuesi Marcus Rashford pritet të largohet nga Manchester Unitedi, por jo edhe nga Premier League. “Daily Mail” ka njoftuar të enjten se Rashford po monitorohet nga skuadra e Arsenalit.

Reprezentuesi anglez nuk është i interesuar për ta rinovuar kontratën me Unitedin dhe Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Rashford ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat. 24-vjeçari është produkt i akademisë së Unitedit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në fillim të vitit 2016.

Artikuj të ngjashëm