Sport

Arsenali insiston për Rashfordin

Arsenali ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashfordit.

“Football Insider” ka bërë të ditur se trajneri Mikel Arteta e sheh sulmuesin anglez si përforcim ideal për sezonin e ri.

Rashford mund të largohet në fund të edicionit nga “Djajtë e Kuq”, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar këtë edicion.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 11 ndeshje titullar këtë edicion tek Unitedi.

Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2023, por nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.