Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, pritet të jetë transferimi i radhës te skuadra e Barcelonës. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të shtunën se Unitedi tashmë e ka pranuar propozimin e Barçës për Rashfordin.
Sulmuesi i krahut do të huazohet për një vit te Barça. Gjiganti katalunas do ta ketë të drejtën e blerjes të kartonit të Reprezentuesit të Anglisë.
Edhe Rashford ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Hansi Flickut.
27-vjeçari Rashford transferimin te Barça e kishte kërkuar edhe në afatin kalimtar të janarit. Ditë më parë u raportua se anglezi ka ëndërr që një ditë ta veshë fanellën e Barcelonës. Ai javën e ardhshme pritet t’i kryejë testet mjekësore.
Rashford, që nuk ishte në planet e trajnerit të Unitedit, Ruben Amorim, luajti huazim te Aston Villa edicionin e kaluar. Me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2028.