Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Rashford te Barcelona

Marcus Rashfrod

Ylli anglez, Marcus Rashfrod është huazuar te Barcelona nga Manchester Unitedi.

Lëvizja është bërë zyrtare të mërkurën mbrëma.

Rashfordi do të jetë pjesë e Barcelonës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Barça e ka opsionin për ta blerë sulmuesin anglez.

Rashfordi e firmosi kontratën gjatë një takimi me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtues të tjerë të klubit. 

27-vjeçari është tek Unitedi nga viti 2005. Me ekipin e parë ka nisur të luajë një dekadë më parë. Pjesën e dytë të kampionatit të kaluar e kaloi huazim tek Aston Villa. U shqua me paraqitje të mira.

Edhe Rashford mund të kthehet tek Unitedi Futboll Rashford mund të kthehet tek Unitedi

Rashford ka 62 ndeshje e 17 gola për Anglinë. 

Barcelona e ka opsionin për ta blerë Rashfordin për 30 milionë euro në verën e vitit të ardhshëm.