Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashford në verë largohet nga Unitedi

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, pritet të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit me të përfunduar edicioni aktual. “Sky Sports” shkruan se Rashford ka kërkuar largimin nga klubi anglez, pasi po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në ndonjë kampionat tjetër.

Interesim për transferimin e tij kanë shfaqur Barcelona, Paris Saint-Germaini e Juventusi. Tek Unitedi janë të gatshëm ta shesin Rashfordin nëse marrin një ofertë deri në 50 milionë euro, duke pasur parasysh se ai ka kontratë deri në vitin 2028.

Rashford prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë të Unitedit, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 4 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 59 ndeshje të luajtura për Anglinë, ku ka realizuar 17 gola.