Sulmuesi Marcus Rashford së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Mancester Unitedit, ka njoftuar “The Telegraph” të enjten.
Mësohet se palët ka kohë që janë në negociata dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda këtij muaji. Me rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, Rashford do të ketë pagë javore deri në 400 mijë euro.
Atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.
Tek Unitedi janë të kënaqur me formën e Rashfordit këtë edicion dhe po duan ta mbajnë sa më gjatë që të jetë e mundur në ekip. 25-vjeçar ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 11 asistime deri më tani në 51 ndeshje të luajtura.