Marcus Rashford ka firmosur kontratë të re me Manchester Unitedin. Me kontratën e re, sulmuesi anglez do të jetë në skuadër deri më 30 qershor të vitit 2028. 25-vjeçari është tek Unitedi prej vitit 2005.
Me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016, ndërsa deri më tani ka 359 paraqitje dhe 123 gola. Në edicionin e kaluar shkëlqeu duke realizuar 30 gola.
“I jam bashkuar Unitedit si shtatëvjeçar që kishte një ëndërr. Atë pasion, krenari dhe përkushtim për sukses e kam sa herë që e kam nderin ta mbajë fanellën e ekipi”, ka thënë Rashford.
Artikuj të ngjashëm