Sport

Unitedi mban Rashfordin

Sulmuesi Marcus Rashford do të jetë pjesë e Manchester Unitedit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. “Sky Sports” ka raportuar të martën, se Unitedi ka shfrytëzuar opsionin e rinovimit të kontratës të sulmuesit edhe për një vit.

Kontrata aktuale, i skadon Rashfordit në fund të këtij sezoni, por Unitedi ka vepruar për ta parandaluar anglezin të futet në negociata me ekipet tjera.

Pas rinovimit automatik të kontratës, tek Unitedi po planifikojnë t’i nisin negociatat me Rashfordin për kontratën e re.

25-vjeçari prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë të Manchester Unitedit, ndërsa këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.