Drejtuesit e Manchester Unitedit po planifikojnë kontratë afatgjate për sulmuesin Marcus Rashford, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën.
Klubi tashmë ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e rinovimit të kontratës së tij edhe për një vit, por dëshiron që ta mbajë më gjatë Rashfordin në “Old Trafford”.
Thuhet se sulmuesit anglez i është ofruar kontratë e re pesëvjeçare me kushte dukshëm më të mira se kontrata aktuale që i skadon në fund të sezonit. Aktualisht, Rashford paguhet 200 mijë euro në javë, kurse interesim për shërbimet e tij tashmë ka shfaqur Paris Saint-Germaini.
24-vjeçari, në gjashtë paraqitje këtë edicion në Premier League, ka shënuar tre gola e ka bërë dy asistime.