Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Rashfordin

Paris Saint-Germaini ka bërë gati ofertën për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford. “L’Equipe” raporton të enjten se Parisi po synon transferimin e anglezit në verë, pasi po e sheh si përforcim të duhur për sulmin.

Rashford te Parisi po shihet si zëvendësim ideal për Neymarin, i cili ka gjasa të largohet në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e 25-vjeçarit, thuhet se PSG-ja do të ofrojë 75 milionë euro. Rashford ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa këtë sezon ka treguar formë të mirë.

Në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Rashford ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 8 asistime.