Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron 85 milionë euro për Rashfordin

Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë prej 85 milionë eurosh për sulmuesin anglez të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

PSG-ja do të ishte po ashtu e gatshme t’ia paguante sulmuesit 26-vjeçar rreth 500 mijë euro në javë.

Rashford shihet si zëvendësues i mundshëm i Kylian Mbappes, i cili do të largohet gjatë verës. Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit, ndërsa te skuadra franceze janë duke parë mundësi për ta zëvendësuar në fazën e sulmit.

Rashford me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai për Unitedin në 34 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë.