Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, nuk dëshiron t’i bashkohet gjigantit francez, Paris Saint-German në verë.
Ai preferon të mbetet edhe më gjatë pjesë e Manchester Unitedit, raportojnë mediat angleze.
Në Paris, Rashford shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes, i cili pritet t’i bashkohet në verë skuadrës së Real Madridit.
26-vjeçari Rashford me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai vlerësohet rreth 60 milionë euro në treg. Për Unitedin në 27 ndeshje në Premier League këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë.