Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashford, objektiv i PSG-së

Sulmuesi anglez, Markus Rashford është në objektivat e gjigantit francez, Paris Saint-Germain, raporton “AS”.

Rashford shihet si zëvendësues i mundshëm i Mbappes. Rashford ishte pjesë e planeve të PSG-së edhe dy vjet më parë, por ai vendosi t’i qëndrojë besnik Manchester Unitedit duke rinovuar kontratën.

Ai me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar pesë gola në 28 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka kontribuar po ashtu me gjashtë asistime.