Sulmuesi Memphis Depay nuk ka të ardhme te Barcelona dhe pritet të largohet pas vetëm një viti në “Camp Nou”.
“AS” ka raportuar të hënën se Barcelona tashmë ka marrë oferta nga shumë skuadra që kanë shprehur interesim për ta transferuar holandezin në verë.
E Tottenhami raportohet të jetë favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për kartonin e Depayt, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.
28-vjeçari iu bashkua Barçës verën e shkuar si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai ka shënuar dhjetë gola në 29 ndeshje për ekipin spanjoll.