Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay drejt Romës

Sulmuesi Memphis Depay mund të jetë përforcimi i parë te skuadra e Romës në afatin kalimtar të janarit. “Calciomercato” ka bërë të ditur të hënën se Roma ka arritur marrëveshje personale me holandezin dhe po negocion me Barcelonën për lirimin e tij.

Për ta liruar Depayn, Barça po kërkon të paktën dhjetë milionë euro. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll dhe po insiston në largimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm. Ai ka kontratë me Barçën deri në fund të sezonit, ndërsa deri më tani ka vetëm një gol në tri paraqitje.

Depay iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë.