Sulmuesi Memphis Depay pritet të jetë largimi i parë te Barcelona në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar të enjten “Mundo Deportivo”. Bëhet e ditur se Depay ka kërkuar largimin nga “Camp Nou” në fillim të vitit të ardhshëm për shkak se nuk është i kënaqur me hapësirën e tij në klub këtë edicion.
Këtë sezon, Depay ka vetëm tri paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën tjetër.
Ai iu bashkua ekipit spanjoll verën e shkuar si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm