Barcelona do të lejojë Memphis Depayn që të gjejë klub të ri dhe të largohet në janar, shkruajnë mediat në Spanjë të martën.
Depay nuk ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Xavi Hernandez këtë sezon dhe kjo mund të ndikojë që ai të largohet për shkak të hapësirës së vogël.
Ai ka vetëm tri paraqitje dhe një gol të shënuar. Në total ka luajtur 171 minuta.
Në ndeshjet e fundit, holandezi ka pasur edhe telashe me një lëndim.
Në fakt, edhe dëshira e klubit është që ta shesë në janar, pasi në verën e vitit 2023 i skadon kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.
Edhe
Casado pritet të largohet nga Barcelona
Barça nuk do ti ofrojë kontratë të re sulmuesit 28-vjeçar.
Pavarësisht të gjithave, Depay është ftuar nga Holanda për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.