Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do ta shesë Depayn

Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit.

Klubi spanjoll ka bërë të ditur se do të shqyrtojë të gjitha ofertat për holandezin.

Interesim për Depayn ka shprehur Tottenhami. Trajneri Antonio Conte e sheh sulmuesin si përforcim ideal.

Depay këtë sezon në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola.

Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023.