Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund ta luajë ndeshjen e fundit me Juventusin kundër Empolit

Cristiano Ronaldo mund ta luajë ndeshjen e fundit të tij me Juventusin.

Largimi i portugezit ka qenë lajm thuajse i përditshëm në muajt e fundit. Manchester City dhe Paris Saint-Germaini mund të jenë destinacion i tij.

Juventusi është takuar me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendesin, të enjten. Bisedimet kanë zgjatur rreth një orë e gjysmë, por pak është mësuar nga ai takim.

Ronaldo e hoqi fanellën duke iu gëzuar një goli të anuluar në vikendin e kaluar. Do të ketë një tjetër rast të shtunën kundër Empolit për një festë të tillë.

36-vjeçari Ronaldo e ka edhe një vjet në kontratë. Nuk ka raportime për nënshkrimin e një kontrate tjetër dhe Juventusi mund t’i ndajë rrugët me të.

Edhe A është mbyllur epoka e Ronaldos te Portugalia? Futboll A është mbyllur epoka e Ronaldos te Portugalia?

Afati kalimtar veror mbyllet të martën dhe madje as lojtarët e skuadrës nuk kanë ide nëse Ronaldo do të jetë me ta edhe më tutje.

“Ai nuk më ka treguar asgjë për të ardhmen dhe nuk e dimë nëse do të qëndrojë por shpresoj që ai të jetë në skuadër për kohë të gjatë”, tha 19-vjeçari Kaio Jorge, i cili iu bashkua klubit nga skuadra braziliane Santos.

“Cristiano Ronaldo ka qenë burim i inspirimit për mua. Do të jem përkrah tij çdo ditë për të mësuar aq sa mundem nga ai”, përfundoi braziliani.

Ronaldo nuk ishte titullar në ndeshjen e parë të Juventusit kundër Udineses javën e kaluar. Kur hyri në pjesën e dytë, shënoi gol në kohën shtesë por u anulua dhe ndeshja u mbyll 2:2.

Si klubi ashtu edhe trajneri Massimiliano Allegri kanë insistuar se ishte vendim i trajnerit që Ronaldo të jetë në bankën e rezervistëve. Ronaldo e lëndoi krahun të mërkurën në stërvitje por pritet të jetë titullar ndaj Empolit.

Edhe Ronaldo ftohet sërish nga Portugalia Sport Ronaldo ftohet sërish nga Portugalia

Koha e Ronaldos te Juventusi do të gjykohet me ndjenja të përziera. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u transferua nga Real Madridi në vitin 2018 për rekordin e klubit prej 100 milionë eurove, me synimin për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Por Juventusi nuk i ka kaluar as çerekfinalet qëkur ai arriti në Itali dhe u eliminua në 1/8 e finales së kësaj gare në dy edicionet e fundit.