Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ftohet sërish nga Portugalia

Cristiano Ronaldo është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së Portugalisë për ndeshjet kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm, kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut këtë muaj.

Kishte pikëpyetje nëse sulmuesi 38-vjeçar do të vazhdonte me përfaqësuesen portugeze pas Kupës së Botës 2022.

Ai u largua nga fusha shumë i dëshpëruar kur Portugalia u eliminua nga Maroku në çerekfinale të Botërorit.

Roberto Martinezi e ka zëvendësuar Fernando Santosin në postin e përzgjedhësit të Portugalisë dhe e ka ftuar Ronaldon në skuadër.

Martinez ka thënë se Ronaldo është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe shtoi se nuk e shikon moshën.

Portugalia e pret Lihtenshtajnin më 23 mars dhe luan në udhëtim te Luksemburgu tri ditë më vonë.

Edhe Ronaldo nuk mungon në listën e Portugalisë Futboll Ronaldo nuk mungon në listën e Portugalisë

Ronaldo, i cili mban rekordin me më së shumti gola në nivel përfaqësuesesh me 118 gola në 196 paraqitje për Portugalinë, u largua nga Manchester Unitedi në nëntor pas intervistës që bëri bujë.

Ai iu bashkua klubit të Arabisë Saudite, Al Nassr, si futbollist i lirë në muajin janar.

Ronaldo ka shënuar tetë gola në nëntë paraqitje për ekipin arab.