Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë për kualifikimet e Euro 2024

Cristiano Ronaldo do të përfshihet në skuadrën e Portugalisë për ndeshjet kualifikusese të Euro 2024 këtë muaj kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

38-vjeçari Ronaldo ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij me kombëtaren pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Maroku.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është larguar nga Evropa për t’u bashkuar me Al-Nassr të Arabisë Saudite, por ai mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar vendin e tij.

Ai do të ftohet nga selektori i Portugalisë, Roberto Marinez.

Mediumet në Portugali kanë bërë të ditur se Martinez është takuar me Ronaldon përpara se të vendoste të thërriste sulmuesin e klubit arab. Ronaldo ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje për Al-Nassr.