Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo i pakënaqur edhe me menaxherin

Marrëdhënia gati dydekadëshe e Cristiano Ronaldos me Jorge Mendesin thuhet të jetë zbehur. Ronaldo dhe agjenti tij duket se nuk pajtohen për destinacionin e tij të ardhshëm, raporton “Dayli Mail” të mërkurën.

Superylli portugez është në kërkim të një klubi të ri pasi prishi kontratën me Manchester Unitedin.

Ronaldo ishte pajtuar me një kalim në Arabinë Saudite, por është Mendes që insiston t’i gjejë një klub tjetër. Kjo ka bërë që në mes tyre të ketë përçarje.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka pasur tensione në partneritetin e tyre, pasi edhe në të kaluarën ka pasur ulje dhe ngritje.

Mendes ka përfaqësuar Ronaldon që kur u largua nga Sportingu i Lisbonës për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2003.

Ronaldo javë më parë u largua nga Unitedi pas pakënaqësive me trajnerin Erik ten Hag dhe disa drejtues të klubit.