Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi po shikon opsionet ligjore për ta larguar Ronaldon

Manchester Unitedi është duke shikuar opsionet ligjore për ta larguar Cristiano Ronaldon nga klubi.

Sulmuesi, që është në detyrë me Portugalinë në Kupën e Botës, ka edhe shtatë muaj kontratë me “djajtë e kuq”.

Ai fiton 500 mijë funte në javë.

Në rast të shkëputjes së kontratës, Ronaldo do të ishte i lirë të gjente klub të ri në afatin kalimtar të janarit.

Në intervistën e fundit dhënë për Piers Morgan, Ronaldo ka kritikuar shumë skuadrën e Unitedit dhe ka thënë se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag.

Edhe Sport Ronaldo i pakënaqur te Unitedi

Ronaldo pritet të jetë kapiten i Portugalisë në Botërorin e Katarit.

Ndeshjen hapëse të Grupit H e luan kundër Ganës të enjten.