Cristiano Ronaldo është në kërkim të klubit të ri, por portugezi është në pritje të ofertave. “Marca” raporton se Ronaldo ende nuk e ka marrë asnjë ofertë nga klubet evropiane prejse shkëupti kontratën me Manchester Unitedin para një muaji.
Ai po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Evropë për shkak se është i bindur se ende mund të luajë në nivelet më të larta. Megjithatë, nëse Ronaldo nuk merr ndonjë ofertë deri në fund të këtij viti, atëherë gjasat janë të mëdha që karriera e tij evropiane të marrë fund.
Aktualisht, 37-vjeçari ka vetëm një ofertë para vetes dhe atë nga Arabia Saudite. Është ekipi Al-Nassr që po insiston në transferimin e portugezit, të cilit i ka ofruar pagë vjetore prej 200 milionë eurosh. Ronaldo ishte pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës “Katari 2022” që u eliminua në çerekfinale nga Maroku.