Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Nassr, dëshiron që t’ia rinovojë kontratën yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo me Al-Nassrin ka kontratë deri më 30 qershor.
Drejtori sportiv i Al-Nassrit, Fernando Hierro, deklaroi se klubi po punon që të rinovojë kontratën me portugezin. Ai shtoi se ka shumë skuadra që synojnë ta transferojnë ikonën e futbollit.
“Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr është e vlefshme deri më 30 qershor. Ne do të punojmë për të rinovuar kontratën e tij në mënyrë që ai të mund të vazhdojë me ne. Ka shumë klube të interesuara të nënshkruajnë me Ronaldon. Prania e Ronaldos që nga fillimi është një projekt kombëtar. Cristiano e ka hapur futbollin e këtij vendi për botën. Është fenomenale që ai pati guximin të vinte këtu, të qëndronte këtu”, ka thënë Hierro, shkruan të premten “Reuters”.
Ronaldo ditë më parë shkroi se “ky kapitull ka mbaruar, por historia ende është duke u shkruar” duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Al-Nassri.
40-vjeçari Ronaldo iu bashkua Al-Nassrit në vitin 2023. Në 105 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 93 gola dhe ka bërë 19 asistime.