Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo synon ta blejë Al-Nassrin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo pritet të bëhet bashkëpronar i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, nëse realizohet oferta e një konsorciumi investues, pjesë e të cilit është edhe ylli portugez. 

Ronaldo po përgatit ofertë për blerjen e klubit, së bashku me një grup investitorësh.

Sipas raportimeve, konsorciumi përbëhet nga pesë investitorë, të cilët synojnë të investojnë rreth 100 milionë dollarë. 

Në mesin e tyre është edhe Gerry Cardinale, pronari i Milanit, përmes kompanisë RedBird Capital Partners.

Në grup përmenden gjithashtu biznesmenët Ibrahim Al-Muhaidib, Mohammed Al-Khuraiji dhe Sharaf Al-Hariri.

Në total, konsorciumi pritet të investojë rreth 500 milionë dollarë për të përfituar një pjesë të konsiderueshme të pronësisë së Al-Nassrit, klubit që aktualisht kontrollohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. 

41-vjeçari Ronaldo pjesë e Al-Nassrit është nga viti 2023. Kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.