Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr vetëm disa muaj pas kalimit të tij në klubin arab nga Manchester Unitedi. Kapiteni i Portugalisë shkëputi kontratën me Unitedin për t’iu bashkuar Al-Nassr.

Me klubin arab, sulmuesi 38-vjeçar nënshkroi kontratë deri në vitin 2025. Ylli portugez fiton rreth 200 milionë euro në vit nga skuadra elitare e Arabisë Saudite.

Siç është raportuar të martën, Real Madridi ia ka hapur dyert Ronaldos, por jo si lojtar.

Reali është i gatshëm ta bëjë ambasador të klubit, pasi siç raportohet, presidenti i Realit, Florentino Perez e konsideron karrierën e Ronaldos të mbyllur si lojtar.

Artikuj të ngjashëm