Intervista e Cristiano Ronaldos me akuza të rënda në drejtim të Manchester Unitedit dhe trajnerit Erik ten Hag, pritet t'i kushtojnë yllit portugez.
“Telegraph” raporton të martën se Unitedi po mendon që t’ia shkëpusë kontratën Ronaldos në janar.
Drejtuesit e klubit janë duke pritur që të shohin intervistën e plotë dhe më pas do të analizojnë në detaje atë që ka thënë portugezi për të marr në fund një vendim.
Ronaldo foli në një intervistë ekskluzive për gazetarin Piers Morgan, ku ndër të tjera tha se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi dhe se nuk ka aspak respekt për trajnerin aktual, Erik ten Hag.