Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi reagon pas intervistës së Ronaldos

Manchester Unitedi ka reaguar pas intervistës së Cristiano Ronaldos, e cila bëri bujë të madhe në mbarë botën.

Ndër të tjera, Ronado deklaroi të dielën në një intervistë ekskluzive për Piers Morgan se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi dhe se nuk ka respekt për trajnerin aktual të ekipit anglez, Erik ten Hag.

Ndërkohë, të hënën pasdite, klubi anglez ka shkruar se do të shqyrtojnë të gjithë atë që e ka thënë ylli portugez. Por, fokusi sipas Unitedit mbetet pjesa e dytë e kampionatit.

“Manchester Unitedi ka parë mbulimin mediat të një interviste të Cristiano Ronaldos. Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij, pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë është që të përgatitemi për pjesën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, shkruan në njoftimin e Unitedit.

Përveç tradhtisë së disa personave brenda klubit, Ronaldo tha se edhe tifozët e Unitedit nuk e kanë respektuar në momentet e vështira.

Madje, ai falënderoj tifozët e Liverpoolit për të cilët tha se në momentet kur ai kishte nevojë pas humbjes së djalit, ata e mbështetën.

Edhe Manchester Unitedi po mendon t’ia shkëpusë kontratën Ronaldos Sport Manchester Unitedi po mendon t’ia shkëpusë kontratën Ronaldos

Largimin nga Real Madridi e quajti si gabimin më të madh në karrierë.

Theksoi se do të ishte i gatshëm që të luante për Realin edhe pa pagesë. Pas gjithë kësaj që deklaroi Ronaldo, si duket largimi i tij nga Unitedi do të ndodhë në janar.

Ai kishte kërkuar largimin edhe gjatë verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.