Cristiano Ronaldo po e mendon largimin nga Manchester Unitedi. Sipas “The Sun”, ylli portugez do të ketë një takim me menaxherin e tij, Jorge Mendes, për të zgjedhur situatën e krijuar në skuadër.
Thuhet se Ronaldo nuk është i kënaqur me ecurinë e klubit këtë sezon dhe mund të largohet në qershor të këtij viti. 36-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023. Ai mund ta shkëpusë marrëveshjen me klubin anglez.
Këtë sezon Ronaldo ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.