Cristiano Ronaldo vazhdon të insistoi që të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë.
“The Independent” shkruan të hënën se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekjet e fundit për ta dërguar yllin portugez te një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.
Ndër pak opsionet e Ronaldos janë që të huazohet te Napoli ose Sportingu. 37-vjeçari tashmë e ka humbur edhe vendin e titullarit tek Unitedi.
Ndërkaq nuk ka gjasa që Victor Osimheni Napolit të transferohet te Manchester Unitedi këtë verë.