Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo i bindur se do të largohet nga Unitedi

Nuk ka asnjë ndryshim në dëshirën e Cristiano Ronaldos për t'u larguar nga Manchester United , por superylli nuk mund të gjejë një klub të ri.

“Marca” ka bërë të ditur se ylli portugez tashmë ia ka bërë të ditur Manchester Unitedit se nuk do të qëndrojë në skuadër në sezonin e ri.

Menaxheri i lojtarit Jorge Mendes është duke punuar intensivisht për t’i gjetur skuadër të re portugezit.

37-vjeçari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Në garë për shërbimet e Ronaldos është Atletico Madridi. Klubi spanjoll ka nisur kontaktet me lojtarin dhe së shpejti do t’ia paraqesë ofertën.