Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund t’i bashkohet Napolit në janar

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i hapur të kthehet në Itali. Mediumet në Angli kanë raportuar se Ronaldo mund t’i bashkohet në janar skuadrës së Napolit, pjesë e të cilës është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ronaldo nuk po kalon periudhë të mirë te Manchester United.

Gjasat janë të vogla që Ronaldo të mbetet pjesë e Unitedit edhe pas muajit janar, shkruan “The Sun”. Ronaldo së fundi u largua nga ekipi për ndeshjen derbi ndaj Chelseat, skuadër që po ashtu i ka bërë ofertë portugezit. 37-vjeçari me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm