Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo përfundimisht ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Mediumet portugeze kanë raportuar të hënën se Ronaldo tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin Al-Nassr.
37-vjeçari do ta firmos kontratën me ekipin e ri më datën 1 janar, përpara se të prezantohet.
Thuhet se Ronaldo është pajtur me një kontratë për dy vjet e gjysmë, ku do të ketë pagë vjetore prej 200 milionë eurosh. Ai te Al-Nassr, do të transferohet si lojtar i lirë pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me skuadrën e Manchester Unitedit.t
Al-Nassr është një prej skuadrave më të suksesshme në Arabinë Saudite me nëntë tituj kampioni të fituar, të fundit në vitin 2019.