Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportingu me ofertë për Ronaldon

Sportingu i Lisbonës mund të jetë stacioni i ardhshëm për Cristiano Ronaldon. “A’Bola” ka raportuar të hënën se Sportingu po përgatit një ofertë për transferimin e Ronaldos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ronaldo është i vendosur për t’u larguar nga Manchester Unitedi vitin tjetër dhe Sportingu është i gatshëm t’ia ofrojë këtë mundësi. Klubi portugez pritet të ofrojë rreth 15 milionë euro për kartonin e Ronaldos, i cili është i gatshëm të sakrifikojë pagën e tij të majme për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

37-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të limituar tek Unitedi, ku ka shënuar tri gola në 14 paraqitje. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij sezoni me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm