Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto interesohet për Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të kthehet për të luajtur në Portugali sezonin tjetër, por jo te skuadra e Sportingut të Lisbonës.

“A Bola” ka shkruar se drejtuesit e skuadrës së Portos po e monitorojnë situatën e Ronaldos te Manchester Unitedi dhe po synojnë ta transferojnë yllin portugez në verë.

Te Porto po besojnë se mund ta bindin Ronaldon që t’u bashkohet, pasi do t’i ofrojnë një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

E ardhmja e Ronaldos te Unitedi mbetet e paqartë edhe pse sulmuesi 37-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ronaldo u rikthye te Unitedi para fillimit të këtij sezoni nga Juventusi, ndërsa deri më tani ka shënuar 18 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.