Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund të kthehet te Real Madridi

Cristiano Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional në Real Madrid këtë verë. Gjiganti spanjoll është i gatshëm ta rikthej në skuadër yllin portugez.

Sipas “The Mirror”, Ronaldo është i gatshëm të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni pasi “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të sigurojnë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi 37-vjeçar ka ofruar një tjetër edicion të jashtëzakonshëm me gola te Manchester United. Ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje në Premier League.

Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm