E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi ka disa muaj që është në dyshim.
Mirëpo, “The Guardian” të martën ka raportuar se ylli portugez nuk e ka ndërmend të largohet nga “Djajtë e Kuq”.
Festimi i goli të shënuar në “Old Trafford” ndaj Brentfordit të hënën mbrëma fjalët e thëna "Nuk kam mbaruar" para kamerave, kanë lënë të kuptohet se Ronaldo do të mbetet tek Unitedi.
Portugezi ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2023.
Këtë edicion 37-vjeçari ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.