Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo konfirmon qëndrimin tek Unitedi

Me gjithë sezonin dëshpërues që e pati Manchester Unitedi, portugezi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar qëndrimin në “Old Trafford” edhe për sezonin e ri.

Kështu ka raportuar të premten “Sky Sports. Ronaldo 37-vjeçar ka thënë se është i vendosur te mbetet tek Unitedi, pasi ka shtuar se është i bindur që ekipi do të kthehet aty ku e ka vendin, në majën e futbollit anglez dhe evropian.

“Është ende motivimi im për të vazhduar të punoj shumë dhe sigurisht Manchesteri dhe shokët e mi të skuadrës më ndihmojnë gjatë gjithë rrugës. Por gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem të fitoj ndeshjet dhe të përpiqem të fitoj një kampionat apo një kupë sezonin e ri, pasi besoj se Manchester do të kthehet aty ku e ka vendin”, ka thënë Ronaldo, i cili sezonin e mbylli me 24 gola të shënuar për Unitedin në të gjitha garat.