Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka konfirmuar të mërkurën se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në “Old Trafford”.
Trajneri holandez po mban konferencë për shtyp para ndeshjes me Leicester të enjten, duke thënë se ylli portugez është pjesë e planeve të tij.
“Cristiano Ronaldo është shumë pjesë e planeve të mia me skuadrën. Nuk pres transferime të reja”, shtoi ai.
Ronaldo ka qenë i lidhur gjatë gjithë afatit kalimtar me një largim nga Unitedi. Megjithatë, ai do të jetë pjesë e Djajve të Kuq së paku edhe një sezon.
Sot është dita e fundit e afatit kalimtar në pothuajse gjitha ligat evropiane.