Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hagu e do Ronaldon në ekip

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka pranuar haptazi se e dëshiron Cristiano Ronaldon në ekip për sezonin e ardhshëm, përcjellë “Sky Sports” të hënën.

Me të përfunduar sezoni aktual, Ten Hag do ta marrë detyrën e trajnerit të Unitedit, të cilën e mban përkohësisht Ralf Rangnick. Edhe pse e ardhmja e Ronaldos tek Unitedi mbetet e paqartë, trajneri holandez llogarit në yllin portugez, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit 2022/23.

“Natyrisht, që dua ta mbajë Cristiano Ronaldon në ekip. Ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Ronaldo është një gjigant dhe këtë e ka dëshmuar deri më tani. Po ashtu, ai është shumë ambicioz”, ka thënë Ten Hag. Ronaldo 37-vjeçar u kthye tek Unitedi në fillim të këtij sezoni dhe deri më tani ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.