Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, nuk llogarit në Cristiano Ronaldon. “Daily Star” ka bërë të ditur se Ten Hag ka njoftuar krerët e Unitedit se Ronaldo është i lirë të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri holandez pritet të zyrtarizohet në krye të Unitedit gjatë javës së ardhshme, pasi tashmë ka arritur marrëveshjen.
Ronaldo 37-vjeçar para fillimit të këtij edicioni u kthye në “Old Trafford” dhe ka kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Portugezi këtë sezon ka shënuar 18 gola në 34 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat.
Së fundi, interesim për Ronaldon ka shprehur Paris Saint-Germaini dhe ekipet nga SHBA-ja.