Trajneri i Manchester Unitedit ka folur për të ardhmen e yllit portugez, Cristiano Ronaldo. Holandezi ka thënë se Ronaldo është në planet e tij.
Ai ka theksuar se sulmuesi i skuadrës nuk ka kërkuar largimin.
“Unë fola me të para se të dilte kjo çështje. Unë pata një bisedë me të dhe pata një bisedë shumë të mirë. Ai nuk ma ka thënë këtë. Kam lexuar, por Cristiano nuk është në shitje. Ai është në planet tona dhe ne duam të kemi sukses së bashku”, u shpreh Ten Hagg, përcjell Sky Sport.
37-vjeçari ende nuk i është bashkuar ekipit në përgatitje për sezonin e ri. Ai nuk do të jetë as në turneun parasezonal të ekipit anglez për arsye familjare.
Në ditët e fundit është raportuar se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Unitedi.
PSG-ja, Chelsea dhe Barcelona janë skuadrat të cilat përmenden si opsione për portugezin.