Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hag llogarit në Ronaldon për sezonin e ri

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, është i interesuar ta mbajë në skuadër Cristiano Ronaldon.

Ndryshe nga çka u shkrua në medie javët e funfit, “Daily Telegraph” raportoi të premten se holandezi llogarit në portugezin për sezonin e ardhshëm.

Ten Hag që do ta marrë drejtimin e Unitedit në fund të sezonit, e sheh Ronaldon si lojtar kyç të skemave të tij për sezonin e ri.

Ylli portugez po kalon në formë fantastike këtë edicion, ku ka shënuar 24 gola.

Ronaldo ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.