Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë për “Sky Sports” të dielën se nënshkrimi i kontratës së re nga Marcus Rashford është prioritet.
Kontrata e Rashfordit me gjigantin anglez skadon në verën e vitit 2024.
Sidoqoftë, Ten Hag dëshiron me çdo kusht që ta ketë sulmuesin në skuadër për kohë më të gjatë.
Rashfordi është golashënuesi më i mirë i ekipit. Ka realizuar 22 gola në të gjitha garat.
“Kontrata e re e Rashfordit natyrisht se është prioritet. Jemi duke punuar në atë drejtim dhe po presim. Jemi të lumtur me paraqitjet e tij. Ai është në formë shumë të mirë”, është shprehur trajneri holandez.
Artikuj të ngjashëm