Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se Marcus Rashford mund t’i shënojë 40 gola në edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi anglez shënoi të enjten kundër Chelseat dhe u bë lojtari i parë i Unitedit që shënon 30 gola në të gjitha garat gjatë një edicioni, që kur Robin van Persie e bëri këtë një dekadë më parë. 25-vjeçari ka ende mundësi për të shënuar gola. Untedi është në finale të Kupës FA.
Të shtunën e ardhshme do të përballet me Manchster Cityn. Sulmuesi 25-vjeçar me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai nga viti 2016 ka shënuar 15 gola në 51 ndeshje për Anglinë.