Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Gag ka dalë në mbrojtje të Rasmus Hojlundit. Ai ka thënë se Hojlund shumë shpejtë do ta jap kontributin e tij te skuadra angleze.
“Jam i sigurt se ai do të shënoj gola. Unë jam i sigurt se ai do ta bëjë këtë dhe Rashfordi po ashtu. Mendoj se Rasmus është një lojtar që do të jetë gjithmonë një golashënues për ekipin tonë”, ka thënë Ten Hag. 20-vjeçari ka shënuar tre gola në nëntë ndeshje. Të tre golat me fanellën e Unitedit, danezi i ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi danez nuk ka shënuar asnjë gol në gjashtë ndeshjet e edicionit aktual të Premier Leagues.
Artikuj të ngjashëm