Manchester Unitedi ka kthyer sytë kah sulmuesi Alvaro Morata, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për Cristiano Ronaldon, ka njoftuar “The Sun” të enjten.
Është trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, ai i cili po kërkon me çdo kusht një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe po insiston në Moratan.
Morata është pjesë e Atletico Madridit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ekipi anglez ka bërë gati 30 milionë euro për kartonin e Moratas, i cili para fillimit të këtij sezoni u kthye tek Atletico pas huazimit dyvjeçar te Juventusi.
Ai ka shënuar pesë gola këtë edicion në La Liga, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Chelsea.