Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi po negocion për transferimin e Moratas

Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi dhe ka nisur bisedimet me skuadrën madrilene, Atletico Madrid, për transferimin e spanjollit Alvaro Morata.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi anglez “The Athletic”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimi i vendosur nga Atletico për sulmuesin spanjoll është 35 milionë euro.

Në rast se “djajtë e kuq” pajtohen ta shpenzojnë këtë shumë të parave për të, atëherë Morata do të rikthehej në Premier League.

29-vjeçari në Premier League ishte pjesë e Chelseat dhe arriti t’i shënonte 16 gola në 47 paraqitje. Kishte edhe gjashtë asistime.